Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokurorin e arrestuar të Sarandës, Sali Hasa.
I dyshuari nga SPAK për “korrupsion” dhe i lënë në “arrest në burg” nga Gjykata e Posaçme, iu nënshtrua vetingut vetëm për kriterin e pasurisë.
KPK konstatoi një sërë problematikash, nga deklarimet e pasakta, fshehje të pasurisë, mosjustifikim i saj në burime të ligjshme, si edhe dhurata të majme të dyshimta. Sipas Komisionit, ndër vite prokurori Hasa kishte një bilanc negativ prej gati 15 milionë lekë.