Kryesore Gati 900 raste të reja me COVID-19, 3 viktima në 24 orë

Gati 900 raste të reja me COVID-19, 3 viktima në 24 orë

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid gjatë 24 orëve të fundit.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid-19 tre qytetarë: Një qytetar 65 vjeç nga Shkodra, një qytetar 68 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 84 vjeç nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar 895 raste të reja me Covid. Numri më i lartë i rasteve vjen nga Tirana.

“Janë kryer 5901 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 895 qytetarë, në këto bashki: 275 raste në Tiranë, 74 raste në Shkodër, 60 raste në Durrës, 37 raste në Kavajë, 35 raste në Lezhë, 34 raste në Fier, 29 raste Vau i Dejës, Vlorë, 25 raste në Elbasan, 24 raste në Kukës, 22 raste në Korçë, 21 raste në Lushnje, 18 raste në Kamëz, 17 raste Malësi e Madhe, 16 raste në Krujë, 15 raste në Kurbin, Mat, 13 raste në Sarandë, 12 raste në Berat, 11 raste në Gjirokastër, 10 raste në Gramsh, 7 raste në Rrogozhinë, Himarë, 6 raste në Divjakë, Mallakastër, 5 raste në Has, Memaliaj, Devoll, Dimal, Peqin, Librazhd, 4 raste në Shijak, Vorë, Pogradec, Cërrik, 3 raste në Dibër, Këlcyrë, 2 raste në Tropojë, Mirditë, Delvinë, Kuçovë, Belsh, Prrenjas, 1 rast në Klos, Selenicë, Finiq”.

Aktualisht janë 11,288 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 519 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 135,321 që nga fillimi i epidemisë.