Aktualitet Rritja e infektimeve, rihapet spitali “COVID 3”

Rritja e infektimeve, rihapet spitali “COVID 3”

Mjekë nga Spitali COVID 3

Rritja e infektimeve me COVID-19 ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë të vërë në dispozicion të pacientëve spitalin “COVID 3″.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.

Ajo shprehet se është riaktivizuar plani për të përballuar situatën dhe për t’iu përgjigjur “fluksit në spitale” me përforcimin e ekipeve mjekësore dhe sigurimin e barnave të nevojshme.

Ministrja u bën thirrje qytetarëve t’u drejtohen qendrave përkatëse për të marrë vaksinën mbrojtëse kundër COVID-19.

Sipas saj, procesi i vaksinimit është metoda më e mirë, e cila frenon përhapjen e mëtejshme të pandemisë.

“Është thelbësor vaksinimi masiv, për të frenuar përhapjen e epidemisë në vend dhe lehtësuar pasojat e saj”, thekson ministrja.