Të paktën 20 persona janë plagosur gjatë përleshjes mes policisë dhe demonstrueseve në Malin e Zi.
Shumë qytetarë dolën në protestë kundër emërimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi.
Policia thotë se ka arrestuar 8 persona gjatë dhunës që kulmoi në prag të mbajtjes së ceremonisë në Cetinje, ish-kryeqytetin e vendit.
Kryepeshkopi Joanikije iu desh të udhëtonte me helikopter nga Podgorica në manastir në mënyrë që të shmangte barrikadat e vendosura nga protestuesit.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe qëlloi në ajër ndërsa protestuesit përdorën shishe plastike dhe gurë për të goditur ndërsa thirrësin “Kjo nuk është Serbi” dhe “Ky është Mali i Zi”.
Që pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2006, situata në Malin e Zi mbetet e përçarë lidhur me lidhjet që duhet të mbajnë me Serbinë dhe Kishën Ortodokse serbe.
Rreth 30% e popullsisë në Malin e Zi ose 620 mijë persona e konsiderojnë veten e tyre serbë.
Pas ndarjes nga Serbia, mbështetësit e pavarësisë mbrojnë idenë e njohjes së Kishës kristiane Ortodokse që është e ndarë nga kisha ortodokse serbe.
Paraardhësi i Joanikije si lider i Kishës Ortodokse ishte Amfilohije, i cili vdiq në tetor nga COVID-19.
Kisha Ortodokse Serbie luajti një rol kyç gjatë demonstratave vitin e kaluar duke ndihmuar në rrëzimin e qeverisë pro-perëndimore në Malin e Zi. Qeveria e re në Malin e Zi përfshin parti pro serbe dhe pro ruse.