Mjeku i njohur Edvin Prifti nuk do ta ushtrojë detyrën e tij në QSUT, pasi do vazhdojë të jetë me masë sigurie pezullim nga detyra të dhënë nga gjykata e posaçme. Togat e zeza të Gjykatës së Lartë kanë shqyrtuar rekursin e Priftit që kërkonte të rikthehej në detyrë dhe rekursin e SPAK që kërkonte që të ashpërsonte masën e sigurisë dhe ta rikthente në qeli.
Prokuroria e posaçme ka zgjatur me 6 muaj afatin e hetimeve për mjekun e njohur që ra në rrjetin e përgjimeve të SPAK gjatë hetimit që kishte nisur për ish-gjyqtaren e Krujës Enkeleda Hoxha. Vendimi për mospranimin e të dy rekurseve është marrë nga 3 gjyqtarët Sandër Simoni, Klodian Kurushi dhe Albana Boksi.
Prokuroria e posaçme thekon në rekurse se ka dyshime të arsyeshme që mjeku është i përfshirë në korrupsion. Ishte gjykata e posçme e Apelit që e liroi nga qelia mjekun vetëm dy javë pasi iu vendosën prangat në sallën e gjyqit. Kardiokirurgu është nën hetim prej muajsh, për korrupsion. Në dosjen e SPAK thuhet se sekretarja e gjykatës së Krujës, Emanulea Mallakuçi i kishte dhënë 2 mijë euro mjekut që të operonte të ëmën pa radhë.
Ndërkohë SPAK thekson në dokumenta që janë zbuluar edhe dy NIPT-e nëpërmjet të cilave dyshohet se mjeku ka licensuar paratë që i merrte si ryshfet gjatë kohës që ushtornte detyrën. Gjatë kontollit të zyrës dhe banesës së tij u gjet një shumë prej rreth 500 mijë eurosh. Ai ka pretenduar se paratë i kishte përfituar nga shitja e disa pronave që bashkëshortja i kishte trashëgimi nga babai. Në SPAK kanë mbërritur disa denoncime që pretendojne se i kanë dhënë ryshfet mjekut në këmbim të shërbimit të tij si mjek në QSUT.