Rita Ora tashmë është një emër që kushton shumë dhe për ta pasur pjesë të jurisë në emisione të tilla si “The Voice” është prestigj për reality show-n.
Sezoni i fundit i “The Voice Australia” ka qënë një sukses për produksionin dhe një pjesë e mirë e suksesit i dedikohet edhe pranisë së Rita Orës në juri. Sipas “New Idea” dy anëtarët e tjerë të jurisë, Jessica dhe Guy kanë nënshkruar tashmë për sezonin e vitit të ardhshëm, por produksoni po punon ende që të ketë sërish Ritën.
“Kontratat janë duke u punuar për Ritën; topi është i gjithi në fushën e saj për t’u kthyer. Asaj i ofrohen deri në 1 milion dollarë në sezon, që është një tarifë marramendëse. Është joshëse në një botë ku nuk ka aq shumë para për të fituar në turne gjatë Covid-19,” – ka thënë burimi për “New Idea”.