Bashkimi Evropian ka hequr Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta për të udhëtuar në union.
Udhëtimet për arsye jo thelbësore në BE, nga vendet që nuk bëjnë pjesë te lista e vendeve të sigurta do t’i nënshtrohen një kufizimi të përkohshëm të udhëtimit, njoftoi Këshilli Evropian.
Në listën e vendeve të sigurta për të udhëtuar në BE u shtua Uruguai, ndërsa bashkë me Shqipërinë nga lista u hoqën edhe Armenia, Azerbajxhani, Brunei Darusalam, Japonia dhe Serbia.