Politika Përjashtimi i Berishës nga Basha, reagon ashpër Jozefina Topalli

Përjashtimi i Berishës nga Basha, reagon ashpër Jozefina Topalli

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topallli ka reaguar menjëherë pas vendimi të kreut të PD, Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topalli thotë se sot Basha i kujtoi edhe njëherë Enver Hoxhën.

Sipas saj, nëse ka një person që ka minuar demokracinë brenda Partisë Demokratike e më tej ai e ka emrin Lulzim Basha.

Reagimi i Topallit

Sonte me kujtoi edhe një herë Enver Hoxhën!

Lulzim Basha ka vite qe punon kundra interesit kombetar dhe ne vecanti kundra Partise Demokratike.

Sjellja e tij nuk ka patur kurre lidhje me parimet e vlerat e kesaj force politike.

Cdo dite, qe nga dita e pare qe ka zbritur ne Tirane ai ka patur vetem nje qellim: pasurimin e tij dhe te familjes se tij, permes karriges politike.

Nese ka nje person qe ka minuar demojracine brenda Partise Demokratike e me tej ai e ka emrin Lulzim Basha.

Qe nga dita qe u vendos kryetar ai nuk pranon mendime ndryshe, nuk respekton statutin e partise, nuk ben zgjedhje, nuk njeh vote dhe nuk i intereson as interesi i demokrateve dhe as i Interesi i vendit.

Praktikisht ai eshte i deligjitimuar ne ate parti.

Ai ka shitur interesat e popullit opozitar dhe si te tille ata te vendit.

Ai ka demtuar interesin publik te shqiptareve ne cdo pozicion ku ka qene.

Pa larguar Lulzim Bashen nuk ik Edi Rama.

U bene kaq vite qe ia them demokrateve.

Po e perseris edhe sot.

Nese ka nje njeri te korruptuar edhe ne opozite ai e ka emrin Lulzim Basha.

Nese ka nje njeri qe ka kontribuar per minimin e demokracise ai e ka perseri emrin Lulzim Basha.

Aftesia e tij me e madhe eshte shitja e cdo bashkepunetori te tij.

Kete e ka deshmuar ne vite.

Kur pastaj je dhe vulnerabel per shkak te korrupsionit dhe pasurive te paligjshme natyrisht qe shkon dhe pertej.

Sonte tha :- kam vendosur te perjashtoj Sali Berishen.

Prap e konsideron vehten mbi ligjin.

Ai nuk ka asnje te drejte ligjore e statuore ta beje kete.

Sonte me kujtoi edhe nje here Enver Hoxhen.