Sali Berisha ka konfirmuar se të enjten do të ketë takimin e parë me demokratët për të dokumentuar “tradhëtinë e Bashës”. I pyetur në Syri tv ai tha se s’ka ndërmend më të takohet me Lulzim Bashën, por se ai është i ftuar të shkojë në takimin me anëtarësinë të ballafaqohet për atë që ka bërë.
Berisha tha se aty do të shpallë axhendën e lëvizjes së tij që ka për qëllim rikthimin e PD në shina.
“Basha vepron për interesin e tij. Basha e ka marrë këtë vendim për pazar ose interes personal. Takimi im i parë me anëtarësinë e PD do jetë në Tiranë dhe më pas në të gjithë Shqipërinë.
Lëvizja ime ka si synim që të vendoset dinjiteti i çdo anëtari të PD-së, të ketë edhe hapje në Partinë Demokratike, patjetër. PD i ka jetike flukset e reja, që të vijnë të rinj e të reja, por edhe burra e gra. Ka forca PD, në Këshill Kombëtar, parlament, duhet t’i hapet frymëmarrja Partisë Demokratike. Lëvizja ime është për bashkimin dhe zmadhimin e PD-së”, deklaroi Berisha.