Kryesore Rreth 1000 raste të reja dhe 4 viktima nga COVID-19

Rreth 1000 raste të reja dhe 4 viktima nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë rritur sërish rastet e reja me Covid. Pas 5480 testimeve janë zbuluar 992 raste të reja me Covid.

“341 raste në Tiranë, 96 raste në Shkodër, 77 raste në Durrës, 40 raste në Lushnje, 34 raste në Elbasan, 33 raste në Fier, 25 Malësi e Madhe, 23 raste në Kamëz, 22 raste në Lezhë, Sarandë, Berat, 20 raste në Krujë, Kavajë, 19 raste në Kukës, Vlorë, 16 raste në Kurbin, 15 raste në Gjirokastër, 12 raste në Gramsh, 11 raste në Vorë, 10 raste në Has, Librazhd, 9 raste në Mallakastër, Dimal, 7 raste në Shijak, Devoll, 6 raste në Mat, Pogradec, Peqin, 5 raste Vau i Dejës, Patos, Libohovë, Skrapar, 4 raste në Bulqizë, Divjakë, 3 raste në Rrogozhinë, Dibër, Rroskovec, Tepelenë, 2 raste në Mirditë, Delvinë, Korçë, Cerrik, Belsh, 1 rast në Fushë-Arrëz, Klos, Selenicë, Dropull, Kolonjë”.

Po ashtu ministria njofton se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dhe katër qytetarë. “Një qytetare nga Lezha 60 vjeç, një qytetare nga Vlora 67 vjeç, një qytetar nga Berati 73 vjeç, një qytetar nga Librazhdi 79 vjeç“.

Në spitalet Covid po marrin trajtim 194 pacientë, nga të cilët 32 janë në gjendje më të rënduar, ndërkohë në të gjithë vendin janë 12,744 pacientë aktivë me Covid.

Ndë 24 orët e fundit janë shëruar 843 qytetarë gjatë duke e çuar numrin e të shëruarve në 144,122 që nga fillimi i epidemisë.