Përpara se t’i drejtohet stadiumit “Air Albania” për të realizuar koncertin e tij të shumëpritur, kantautori Ermal Meta bëri një ndalesë në Kryeministri. Artisti takoi Edi Ramën, ku sipas postimit të këtij të fundit, kanë pasur mundësinë të bëjnë një bisedë së bashku.
“Super Ermal Meta e nis turin nga Tirana drejt Italisë. Ishte kënaqësi e posaçme që i ra rruga nga zyra ime, ku u ndal për një bisedë të këndshme”, shkroi Rama. Në foton e postuar, Ermali ka marrë edhe një dhuratë të veçantë nga kryeministri, si artisti për artistin.
Libri i tij, “Work” i cili prezanton skulpturat prej qeramike dhe vizatimet, si dhe një tapiceri të frymëzuar nga ajo në zyrën e tij. Më shumë se 700 vizatime ndërlidhen nga kjo tapiceri që përshkon librin. Përveçse eseve, libri përmban edhe një bisedë me Kryeministrin.
Koncerti i Ermal Metës do të mbahet të premten dhe hyrja do të nisë që në orën 17:00.