Kryesore Diversioni i Kryemadhit: Veliaj ka probleme me Ramën

Diversioni i Kryemadhit: Veliaj ka probleme me Ramën

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nuk e shikon një qeveri anti-mafia me në krye Erion Veliajn.

E ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, Kryemadhi thotë se Veliaj nuk është i inkriminuar si Rama, ndërsa ka bërë edhe një diversion duke thënë se kryebashkiaku ka probleme me kryeministrin.

Kryemadhi: Çështja e qeverisë anti-mafia që artikulohet, nuk shikoj një qeveri me zotin Veliaj. Unë mendoj se Veliaj ka problemet e veta me zotin Rama brenda Partisë Socialiste, që kanë të bëjnë me grupet e influencave. Pavarësisht se Veliaj nuk e shikoj aq të rrezikshëm sa Rama, të inkriminuar dhe të lidhur me krimin e organizuar. E shikoj më të larguar. Për sa i përket mënyrës së menaxhimit dhe koncesionet….sot ka qenë një absurditet i madh në këshillin bashkiak të Tiranës, donte të jepte bibliotekat e Tiranës me koncesion. Do i bëjnë kafene? Po kthejnë çdo qelizë të shoqërisë shqiptare në koncesion.

PS nuk është në pushtet. Është sekti i Rilindjes që është në pushtet.