Extra Vajza e Edmond Haxhinastos martohet me djalin e Nasip Naços

Vajza e Edmond Haxhinastos martohet me djalin e Nasip Naços

Ish-ministrat Nasip Naço dhe Edmond Haxhinasto tashmë janë zyrtarisht krushqi. Djali i deputetit të PS-së Nasip Naços, Franko, i ka dhënë fund beqarisë duke e kurorëzuar me martesë me vajzën e Edmond Haxhinastos, Elizën.

Ata kanë organizuar një ceremoni buzë detit, ku kanë ftuar miq e të afërm për t’iu bashkuar gëzimit të tyre. Në foto shihet Eliza teksa shoqërohet nga i ati drejt altarit.

Franko Naço dhe Eliza Haxhinasto kanë rreth gjashtë vite të fejuar. Në 2016-ën, lajmin e ndau me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram Eliza.

Ajo publikoi një foto të dorës së saj dhe të Frankos, në të cilat dukeshin unazat e fejesës. Dyshja kishin qenë bashkë prej dy vitesh para se të shpallnin fejesën. Ndërsa tani janë zyrtarisht burrë dhe grua.

Tashmë baballarët e tyre janë krushqi, ndonëse në politikë kanë kaluar në kampe të ndryshme kundërshtare. Kjo sepse Nasip Naço u largua nga LSI për t’iu bashkuar Partisë Socialiste, ku u zgjodh deputet në qarkun e Beratit. Ndërsa Edmond Haxhinasto nuk mundi të fitojë një mandat deputeti më 25 prill.