Programet e mësuesisë në kimi, fizikë, filozofi dhe histori këtë vit kanë rënie të regjistrimeve deri në 20%, për shkak të kushtit të notës mesatare 7.5 dhe 7.
“Mekanizmi që një maturant i mirë do jetë një mësues i mirë, dhe që të jetë i mirë duhet të ketë një notë mesatare më të lartë se të tjerët, ka bërë që të bjerë numri i atyre që aplikojnë. Kjo nota mesatare është dhe subjektive, gjithsesi penalizon në numrin e studentëve që pranohen,” – tha rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha.
Në Universitetin e Tiranës këtë vit gjuha ruse dhe greke rrezikojnë të mbyllen si programe studimi. Në fazën e parë të regjistrimeve nuk ka pasur asnjë student në gjuhën greke, ndërsa gjuha ruse ka pasur vetëm një regjistrim.
“Ndoshta është një komunikim jo i mirë i stafit akademik për mundësitë që kanë këta student, që nuk duhet të paguajnë, por marrin edhe mbështetje nga institucione të vendeve të tjera,” – deklaroi Hoxha.
Degët më me shumë regjistrime se viti i kaluar rezultojnë se janë:
Financa
Drejtësia
Informatika ekonomike
Administrim biznesi
Informatika
Teknologjia e informacioni – rreth 500 më shumë