Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar në një postim në rrjetet sociale në Twitter ku ka thënë se SHBA është shumë serioze sa i përket përkufizimeve të korrupsionit. Ambasadorja thotë se SHBA mbështet një Shqipëri më shumë demokratike, më të fortë dhe më të begatë, ndërsa paralajmëron se Amerika do të jetë përkrah vendit tonë edhe në të ardhmen.
“Shumë mirë në Uashington që të koordinojmë hapat e ardhshëm në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA. Shumë e qartë që jemi seriozë rreth përkufizimeve të korrupsionit, duke përfshirë edhe ligjin 7031 (c), ndërkohë që mbështesim një Shqipëri më shumë demokratike, më të fortë dhe më të begatë. SHBA ka qenë me Shqipërinë për 30 vitet e fundit dhe do të jetë me ju për 30 vitet e ardhshme dhe më tej”, shkruan Kim.
Reagimi i ambasadores duket si mesazh ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit sot nga Fieri iu përgjigj deklaratave të Yuri Kim se Berisha kishte dijeni për çështjen “non grata”.
Ai tha se nuk ka deklaruar që nuk ka dosje, por se ato janë raporte të sajuara nga qeveria e Ramës.
Great in Washington to coordinate next steps on 🇺🇸🇦🇱 relations. V. clear we’re serious abt corruption – incl 7031(c) designations – while supporting an 🇦🇱 that is more democratic, stronger & prosperous. 🇺🇸 has been w/🇦🇱 for last 30 yrs; we’ll be with you for the next 30 & beyond!
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 21, 2021