Pak më shumë se gjysma e francezëve nuk besojnë në Zot dhe pandemia Covid-19 ka pasur pak efekt në praktikat fetare.
Kjo është ajo që del nga një sondazh i “Ifop” (French Institute of Public Opinion), i porositur nga Shoqata e Gazetarëve të Informacionit të Feve (Ajir).
Kur u pyetën, “A besoni ju personalisht në Zot?”, 51% e të intervistuarve u përgjigjën me “Jo”, krahasuar me 44% në 2011. Në vitin 1947, 66% e popullsisë franceze thanë se besonin në Zot, sipas një studimi “Ifop” të kryer në atë kohë.
Kur u pyetën nëse pandemia i afroi ata me një praktikë fetare, 91% u përgjigjën “jo”, ndërsa vetëm 9% u përgjigjën pozitivisht.
Kur u pyetën për zjarrin e prillit të vitit 2019 në katedralen Notre-Dame de Paris, 79% thanë se kjo ngjarje nuk zgjoi tek ata një ndjenjë “fetare” ose “shpirtërore”, ndërsa 21% thanë të kundërtën.
Anketa zbuloi gjithashtu se francezët flasin gjithnjë e më pak për fenë në familje: sot ata janë 38% krahasuar me 58% në nëntor 2009. Vetëm 29% flasin për këtë me miqtë, krahasuar me 49% në 2009.