10 persona kanë humbur jetën nga pasojat e Covid-19 gjatë ditës së fundit në vendin tonë, ku viktima me moshën më të re është një vajzë 30 vjeçe nga Durrësi.
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi lajmin ne informacionin e shpërndarë për mediat këtë të premte në lidhje me situatën e Covid në Shqipëri.
Viktimat janë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 63-81 vjeç, 2 qytetare nga Durrësi të moshave 30-66 vjeçe, 2 qytetare nga Elbasani të moshave 63-70 vjeç, 1 qytetar 58 vjeç nga Fier, 1 qytetare 83 vjeçe nga Lushnja.
Rastet e reja– Në 24 orët e fundit, janë kryer 5150 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID, 826 qytetarë, në këto bashki:
280 raste në Tiranë, 73 në Fier, 51 në Lushnje, 35 në Durrës, 34 në Shkodër, 33 në Vlorë, 31 në Krujë, 30 në Elbasan, 29 në Sarandë, 25 në Korçë, 23 në Lezhë, 21 në Dimal, 14 në Kurbin, 12 në Kamëz, nga 9 raste në Kuçovë, Berat, nga 8 raste në Librazhd, Gjirokastër, Mallakastër, Kavajë, 7 në Kukës, nga 6 raste në Malësi e Madhe, Pogradec, Devoll, 5 në Dibër, nga 4 raste në Gramsh, Poliçan, Mat, Vorë, Pukë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Divjakë, Këlcyrë, Tepelenë, Cerrik, nga 2 raste në Peqin, Kolonjë, Delvinë, Mirditë, Tropojë, nga 1 rast në Has, Rrogozhinë, Konispol, Libohovë, Dropull, Përmet, Memaliaj, Maliq, Skrapar, Belsh.
Janë 12,157 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Situata në spitale- Në Spitalet COVID po marrin trajtim 211 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 916 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 151,914 që nga fillimi i epidemisë.