Politika Opozita vendos, nuk e njeh vendimin për mbledhje online të komisioneve parlamentare

Opozita vendos, nuk e njeh vendimin për mbledhje online të komisioneve parlamentare

Partia Demokratike ka mbledhur këtë të shtunë grupin e saj parlamentar dhe ka vendosur që të mos njohë vendimin e Konferencës së Kryetarëve që mbledhjet e komisioneve parlamentare të zhvillohen online.

“Deputetët e opozitës do të jenë prezent fizikisht në mbledhjet e komisioneve. Vendimi bie ndesh me rregulloren e Kuvendit dhe synon t’i shmanget përballjes me opozitën”, thuhet ndër të tjera në vendimin që mori grupi parlamentar i Partisë Demokratike

Kujtojmë se Partia Socialiste ka kërkuar që mbledhjet e komisioneve të zhvillohen online. Gjithashtu në këtë mbledhje u diskutua edhe mbi çështjen e Reformës Territoriale dhe qëndrimin që do të mbajnë demokratët për të.