Bota Treni del nga shinat në SHBA, vdesin tre persona dhe plagosen dhjetëra...

Treni del nga shinat në SHBA, vdesin tre persona dhe plagosen dhjetëra të tjerë

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë plagosur pasi një tren doli nga binarët në shtetin e Montanas.

Sipas mediave ndërkombëtare treni në momentin e aksidentit kishte në bord 141 pasagjerë dhe 16 persona të tjera ishin pjesë e ekuipazhit.

Një pasagjere ka deklaruar se tronditjet ishin të forta, aq sa turbulencat që shkaktohen kur ka avari avioni.

Bordi Kombëtar Amerikan i Sigurisë së Transportit ka nisur një hetim mbi incidentin. Në vitin 2018, në një aksident të ngjashëm humbën jetën 3 persona, pasi dy trena u përplasën me njëri-tjetrin.