Bota Pas shpullës, Presidenti Macron goditet me vezë

Pas shpullës, Presidenti Macron goditet me vezë

Gjatë vizitës së tij në Lion, Presidenti francez Emmanuel Macron u godit me vezë, ndërkohë që ndodhej mes turmës së njerëzve. Pamjet e incidentit pushtuan në fare pak kohë rrjetet sociale…

Në to Macron shihet teksa po përpiqet të çajë turmën e njerëzve, kur papritur dikush e godet me vezë nga pas.

Mediat franceze raportojnë se autori është një burrë, i cili u transportua menjëherë në një dhomë aty pranë dhe pastaj u prangos.

“Nëse keni diçka për të më thënë, ju lutemi ejani”, komentoi presidenti, duke kërkuar të fliste me individin. “Do ta shoh më vonë. Shkoni merreni”, shtoi ai.

Përveç këtij incidenti të vogël, vizita e presidentit francez bëhet në paqe. Profesionistët e restaurimit dhe industrisë së hotelerisë kanë mirëpritur ardhjen e tij në Lion dhe mbështetjen gjatë krizës shëndetësore.

Në Qershor, Macron u godit me shuplakë teksa po takonte qytetarët në rajonin e Drome të Francës juglindore. Në këtë rast, qytetari i cili u ndalua nga policia, përveç shuplakës thirri “Poshtë Makronizmi”.