Sport Përballja e sheikëve, Guardiola: Askush nuk mund ta imagjinonte Messin te PSG-ja

Përballja e sheikëve, Guardiola: Askush nuk mund ta imagjinonte Messin te PSG-ja

Nesër, prej orës 21:00, do të startojë kryesfida e grupit A kualifikues të Ligës së Kampionëve. Një përballje sheikësh e multimiliarderësh nga Katari në “Parce des Princes”, PSG-Manchester City, si një finale e parakohshme e këtij kompeticioni. Ndër të tjera, Pep Guardiola do të ketë kundërshtar Lionel Messin, jo me fanellën e Barcelonës, por të një skuadre tjetër. Gjë që i duket e pabesueshme.

Messi në PSG – “Ishte një surprizë, por të gjithë e kanë pranuar atë. Disa vite më parë askush nuk mund ta kishte imagjinuar. Në futboll, askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë në një afat të shkurtër. Këto lloj lojtarësh flasin vetë për të njëjtën gjë fushë, nuk kam pse të shtoj më shumë. Ne kemi qenë me fat që e kemi parë gjatë gjithë këtyre viteve. Ajo që ka arritur në karrierën e tij është më se e jashtëzakonshme, shpresoj që nesër të luajë për të mirën e futbollit”.

Messi-Mbappé-Neymar – “Ata janë të jashtëzakonshëm. Si t’i ndalosh? Nuk e di, janë shumë të mirë. Talenti është shumë i vështirë për t’u kontrolluar. Ne do të përpiqemi të mbrohemi mirë kur të mos e kemi topin”.

Potenciali i PSG – “Barcelona e Luis Enrique kishte lojtarë të jashtëzakonshëm. Ky PSG ka lojtarë në të njëjtin nivel, por futbollit i duhet kohë, edhe pse njerëzit ndonjëherë nuk e japin atë. Për shumë vite, PSG ka pasur lojtarë shumë të mirë. Ne duhet të mbrohemi si një ekip, nuk mund të bëjmë presion për të mbrojtur një lojtar të vetëm. Duhet të jemi të bashkuar si grup në këtë ndeshje”.

Niveli i Gabriel Jesus – “Gjëja e rëndësishme për të është se ndihet i dashuruar dhe i kënaqur, teksa provon ndjesinë e të bërit baba. Urime atij dhe partneres. Jesus po jeton një fazë të madhe në jetën e tij”.