Politika Thumbi i Ramës për Albin Kurtin: Këtë mandat do bëhem kosovar, por...

Thumbi i Ramës për Albin Kurtin: Këtë mandat do bëhem kosovar, por s’do vij këtu për fushatë e as për të votuar

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar edhe një thumb ndaj Albin Kurtit gjatë vizitës në Kosovë.

Në fund të një bashkëbisedimi që pati me studentë të Universitetit të Prishtinës, i pyetur se përse s’ka në kabinetin “Rama 3”, ministra nga Kosova, Rama u shpreh se këtë mandat do të bëhej vetë kosovar duke nënkuptuar marrjen e nënshtetësisë. Por “nuk do të vij të bëj fushatë për vota këtu. Mos të ketë frikë asnjeri. As nuk do të vij të votoj këtu”, tha më tej kryeministri.

Rama i është referuar në këtë mënyrë Albin Kurtit, i cili në fushatën e fundit në Shqipëri erdhi në mbështetje të kandidatëve të Vetëvendosjes në Tiranë, Lezhë e Gjirokastër, si votoi vetë më 25 prill duke qenë sa ka pasaportën shqiptare.