Në aeroportin e dytë më të ngarkuar në Japoni, një breshkë ka vonuar 5 aeroplanë pasi qëndronte në mes të pistës.
Breshka që peshonte 2 kilogramë po lëviztë në pistën e Narita pranë Tokios, ka shkaktuar vonesë prej 15 minutat për 5 avionë. Stafi i aeroportit shkuan për të larguar breshkën dhe kontrolluan pistën nëse ka të tjera. Mendohet se ajo duhet të ketë ardhur nga pellgu i mbajtjes së aeroportit që ndodhet 100 metra larg pistës.
Zakonisht punonjësit e aeroportit janë përballur shpesh me kafshë të tjera si mace endacake, qen, lepuj në pistën e avionit, por asnjëherë me një breshkë.