Extra Nuk do ta besoni, Ursula von Der Leyen është nënë e 7...

Nuk do ta besoni, Ursula von Der Leyen është nënë e 7 fëmijëve

Ursula von der Leyen me femijet e saj në Tetor 2003

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen është një grua me një karrierë të gjatë në politikë dhe është nëna e 7 fëmijëve të cilët kanë lindur midis viteve 1987 dhe 1999.

Ata quhen: David, 33, Sophie, 31, Donata, 28, binjakët Victoria dhe Johanna 26 vjeç, Egmont, 22, dhe Gracia, 21. David është menaxher projekti në Berlin, dhe Sophie ka një profil IMDb.

Donata është studente e masterit në universitetin Columbia në Nju Jork ndërsa Victoria është studente doktorature e fokusuar në fenë.

Ursula me prinderit e saj Ernst Albrecht dheHeidi-Adele në Prill 1978

Gjatë viteve ’90, Ursula ndaloi karrierën e saj dhe vendosi t’i përkushtojë vëmendje vetëm familjes së saj duke qëndruar në shtëpi. Ajo e bëri këtë ndërsa burri i saj po punonte në Stanford me një bursë. Pas 4 vitesh kur u kthyen sërish në Gjermani von der Leyen u fut sërish në politikë.

Ursula von der Leyen me femijet e saj në Tetor 2003

Kush është burri i saj Heiko von der Leyen?

Heiko von der Leyen është po aq i suksesshëm, një mjek gjerman, profesor i mjekësisë dhe drejtor i një kompanie inxhinierike mjekësore.

Ai është një anëtar i familjes aristokratike von der Leyen i cili bëri pasurinë e tyre nga tregtia e mëndafshit.

Kur u martua ajo?

Ajo u martua me Heiko në 1986, që do të thotë se ata janë martuar preh 35 vitesh. Ata u takuan përmes korit të tyre universitar kur Ursula ishte 24 vjeç.