Në një intervistë për “The Athletic”, Leonardo Bonucci foli për shumë tema. Për shembull, për të ardhmen e tij, të cilën e sheh në stol, si trajner: “Absolutisht po, edhe nëse gruaja ime është kundër dhe do të më dojë më shumë në shtëpi. Do të doja të bëhesha trajner. Tani mendoj për të tashmen, në jetë kurrë nuk e di se çfarë do të ndodhë, mbase do të ndaloj së luajturi për 3-4-5 vjet dhe do të them se jam lodhur nga futbolli; do të kënaqem me jetën time.
Por, dëshira për të qenë trajner është e madhe. Unë kam një fletore shënimesh prej disa vitesh dhe veçanërisht që kur takova Conte, një trajner shumë i rëndësishëm, që ndryshoi karrierën time. E vlerësoj shumë edhe për mentalitetin që më dha, për njohuritë e futbollit që na përcolli. Nga atje u përpoqa të vidhja diçka nga çdo trajner. Jam me fat që kam pasur trajnerë të mëdhenj dhe kjo e bëri më të lehtë për mua”.
Për momentin, megjithatë, është ende koha për të menduar për futbollin e luajtur, atë që disa vite më parë mund ta kishte shtyrë të vishte fanellën e Manchester City: “E kisha ëndërr të trajnohesha nga Pep Guardiola. Ishte viti 2016, kur e pashë veten shumë pranë Manchester City. Ne kishim kryer praktikisht gjithçka, por pastaj Juventusi vendosi të mos më shiste. Vitin e kaluar fola përsëri me Pep. Ai më donte, por i thashë: Juventusi është shtëpia ime. Unë jam i lumtur këtu, ndihem si në shtëpi. Doja të kompensoja terrenin e humbur duke shkuar te Milani për një sezon. Kthimi sërish te Juventusi ishte gjëja më emocionuese që mund të bëja”.
Dhe kjo e lejoi atë të ndante dhomën e zhveshjes me Cristiano Ronaldon: “Prania e tij kishte një ndikim të madh tek ne. Vetëm stërvitja me të na dha diçka më shumë.
Pa vetëdije, lojtarët filluan të mendojnë se vetëm prania e tij ishte e mjaftueshme për t’i fituar ndeshjet. Filluam të humbisnim pak në punën e përditshme, në përulësinë, në sakrificën, në dëshirën për të qenë atje ditë pas dite, për shokun e skuadrës. Ndoshta e fjetëm mendjen, menduan që nëse do ta dërgonim topi tek ai, do të na jepte fitoren”.
Padyshim që ekziston edhe një mënyrë për të folur mbi Kampionatin Evropian, të fituar së bashku me shokun e skuadrës, Chiellini: “Unë u godita nga qetësia e Giorgio, i cili luajti me buzëqeshje… Chiellini e kuptoi që duhej të luante me qetësi këtë Evropian, ishte shansi i fundit në këtë kompeticion. Detyra jonë si veteran ishte ta përballonim garën me qetësinë më të madhe. Në autobus kishte muzikë, qeshnim dhe bënim shaka. Pastaj, në momentin e duhur, lojtarët më karizmatikë si unë ose Sirigu vendosnim rregull”.