Politika A është e përçarë PD? Basha: Armiku i vetëm është regjimi i...

A është e përçarë PD? Basha: Armiku i vetëm është regjimi i instaluar në 25 Prill

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një komunikim me gazetarët pas takimit me të dërguarën e OSBE, ka hedhur akuza për qeverinë se në 25 Prill ka shkaktuar një masakër zgjedhore.

Ndërkohë i pyetur lidhur me zhvillimet brenda PD dhe nëse ka një përçarje në këtë forcë politike, Basha u shpreh se armiku i vetëm i shqiptarëve është regjimi i instaluar në 25 Prill.

“Partia Demokratike është e përkushtuar për të bërë gjithçka për Shqiptarinë dhe shqiptarët. Armiku i vetëm është i vetëm i Partisë Demokratike dhe i shqiptarëve është regjimi i instaluar dhunshëm në 25 Prill”, u shpreh Basha.