Politika Evi Kokalari: Bashës iu kërkua përjashtimi i Berishës në këmbim të mbylljes...

Evi Kokalari: Bashës iu kërkua përjashtimi i Berishës në këmbim të mbylljes së dosjes në SHBA

Evi Kokalari, aktivistja e Partisë Republikane në SHBA, e cila mbështet të Sali Berishën, është shprehur nga Durrësi se kryedemokratit Lulzim Basha iu kërkua përjashtimi i Berishës në këmbim të mbylljes së dosjes së lobimit në SHBA

“Është një dosje dhe secili shkon te fara, agjencia ku regjistrohen agjentët e huaj, grupet lobiste që prezantojnë qeveritë e huaja në Amerikë. Çdo shtet paguan para dhe ndërton relacione në SHBA, por ka shumë rregulla të rrepta. Këtu Basha u ngatërrua me veten, se po të ishte i zgjuar nuk kishte pse të fshihte fondet për të lobuar për të.

Kur pashë dokumentet, brenda 3-4 muajsh PD pagoi 750 mijë dollarë për të lobuar në SHBA. Është shumë e madhe me standardet e SHBA. Basha nuk donte që të merrej vesh nga kishin ardhur, përdori një kompani ruse dhe bëri kontratë me firmën e lobimit ne SHBA sikur po bënin konsulencën për organizata që do investonin në Shqipëri, kjo është ilegale në SHBA.

Kompania që përdori Basha pati probleme me ligjin. Nuk deklaroi paratë që mori përmes kompanisë ruse. Këtu nisën problemet e Bashës, atij iu hoq e drejta e vizës për dy tre vjet, Kjo dosje u mbyll që të nxirrte nga grupi parlamentar Sali Berishën.

Unë do të rikthehem në Amerikë dhe bashkë me shqiptarët e tjerë të diasporës dhe nëse Lulzim Basha tenton të futet në Amerikë dhe të marrë vizë ne do ta ngremë këtë si çështje dhe do ta çojmë në Kongres. Lulzim Basha, i hapi gropën vetes, pasi ne nuk do ta lëmë çështjen e Berishës. Kaq për çështjen e Lulzim Bashës për sot”, aktivistja Kokalari krah Berishës nga Durrësi.