Një grua 51-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me biçikletë në Itali. Ajo jetonte së bashku me burrin dhe djalin e saj në Porto Potenza prej 20 vitesh dhe kishin ndërtuar jetën aty.
Gruaja e quajtur Albana Bega ishte një përdoruese e rregullt e biçikletës dhe aksidenti ndodhi vetëm disa qindra metra larg shtëpisë së saj. Ajo nuk arriti t’i mbijetonte dot plagëve të marra, pavarësisht se u dërgua me shpejtësi në spital nga një ambulancë. Albana la pas burrin e saj Luanin dhe të birin, duke i shkaktuar dhimbje të mëdha, sipas medias italiane Cronachemaceratesi.it.
Në familjen e saj ndodhën dy tragjedi njëra pas tjetrës, ku para 10 ditësh Albana kishte humbur dhe babain e saj. Tani ajo ka lënë pas nënën dhe dy vëllezërit. Funerali i saj ende nuk është caktuar, prokuroria ende nuk e ka lëshuar autorizimin sepse mund t’i bëjnë autopsi.