Policia në Lushnjë ka vënë në pranga një 20-vjeçar me qëllim ekstradimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar. Gledis Mehalla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtare pasi më 4 Maj të këtij viti ndaj tij Gjykata e Kardifit ka lëshuar një urdhër arresti për vrasje.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.
I riu nga fshati Gradishtë akuzohet për vrasjen e polakut Tomasz Waga, i cili u gjet i pajetë nga një kalimtar që po shëtiste qenin.
Në lidhje me ngjarje, autoritetet britanike shpallën në kërkim edhe 3 persona të tjerë, po ashtu shqiptarë.
Siç transmetonte BBC që në qershor të këtij viti, autoritetet e dinin se këta persona kishin lidhje me Lushnjen, Yorkshire, veriperëndimin e Londrës dhe Bristolin. Madje për Mehallën kishte një shpërblim prej 5 mijë paundësh.