Tre persona dyshohet se kanë kryer atentatin e djeshëm në Bradashesh të Elbasanit, ku mbetën të vrarë Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku.
Hetuesit dyshojnë se dy ngjarje të ndodhura më herët në qytetin e Elbasanit, kanë sjellë ekzekutimin e Lulzim Bitrit dhe Ardian Çollakut.
Për Lulzim Bitrin, krahas lidhjeve të afërta me Talo Çelën, po hetohet dhe mundësia e një hakmarrje, pasi i vëllai i tij ka dyshime se ka qenë vëzhgues në vrasjet e Endrit Alibejt, Arben Dylgjerit dhe një shtetasi turk.
Sakaq për Ardian Çollakun dyshimet lidhen me përfshirjen e tij si person në dijeni për vrasjen e Everest Cakës në 11 maj të 2021.
Pavarësisht dëshmive të shumta të marra nga grupi hetimor deri në këtë fazë hetuesit ende nuk kanë përcaktuar nëse të dy viktimat kanë qene objektiv apo vetëm një prej tyre.
Për këtë ngjarje shpresa e hetuesve janë dhe kamerat e sigurisë, pasi e gjithë ngjarja është zhvilluar në një zonë të monitoruar.