Në merkaton e verës, PSG ka dhuruar spektakël me një fushatë blerjesh marramendëse.
Leonardo ka përfituar nga shumë raste të mira mes investimeve si Hakimi, deri te parametrat zero si Donarruma, Wijnaldum dhe, mbi të gjithë, Lionel Messi. Por jo vetëm.
Mungon një emër në apel: Sergio Ramos. Ish-kapiteni i Real Madrid, pavarësisht se nuk shihet akoma në radarët e skuadrës së Pochettino-s, ka qenë një nga goditjet e bujshme të klubit.
Mbrojtësi është transferuar me kosto zero në Paris, por akoma nuk ka zbritur në fushë për shkak të problemeve fizike. Shqetësime fizike dhe probleme të tjera që, sipas El Nacional, kanë shtyrë klubin francez që të mendojë ta shesë lojtarin.
Nga sa mësohet, PSG ka provuar ta përfshijë Ramos në një operacion me Manchester United për Martial, por propozimi i francezëve është refuzuar nga Djajtë e Kuq.
Spanjolli ka luajtur vetëm 444 minuta në vitin 2021 mes Real Madrid dhe klubit të tij të ri dhe, për momentin, mund të nxirret në shitje në janar.