Extra Berlini mund të krijojë zonën më të madhe urbane në botë pa...

Berlini mund të krijojë zonën më të madhe urbane në botë pa makina

Një iniciativë qytetare për ndalimin e përdorimit të makinave private në qendër të Berlinit mund të krijojë zonën më të madhe urbane në botë pa makina.

Grupi i quajtur “Berlin Autofrei” (Berlini pa makina) ka marrë hapin e parë për mbajtjen e një referendumi duke mbledhur më shumë se 50 mijë firma.

Bëhet fjalë për ndalimin e përdorimit të makinave në një zonë prej 88 km katrorë.

Në bazë të rregullave të qeverisë federale, Berlini duhet të ketë prej vitit të ardhshëm 50% të automjeteve në përdorim, elektrike.

Aktualisht Gjermania përdor vetëm 1.3% automjete elektrike dhe duhet gati e pamundur arritja e këtij objektivi.

Aktivistët gjithsesi kundërshtojnë sërish me argumentin se automjetet qoftë elektrike ndotin me gomat dhe zënë shumë hapësirë.

Një raport i 2014 i parlamentit rajonal të Berlinit zbulonte se 58% e hapësirës në rrugë është për automjeteve. Vetëm 3% ishte për biçikletat dhe 15% për këmbësorët. Vetëm automjetet e parkuara zënin një hapësirë prej 17 km katrorë.

“Duam që njerëzit të jenë në gjendje të flenë me dritare hapur dhe fëmijët të mund të luajnë sërish në rrugë. Të moshuarit të ecin me biçikletë të sigurt dhe të kenë vende për të pushuar dhe marrë frymë”, shprehet Nina Noble, një prej iniciatorëve të nismës.

Me makina
Pa makina

Edhe pse fushatat kundër makinave historikisht në Evropë kanë arritur sukses të limituar, këtë herë mund të jetë ndryshe.

Fushata po përdor një formë speciale të demokracisë direkte të parashikuar në Kushtetutën e Gjermanisë.

Hapi i parë për t’u arritur është mbledhja e 20 mijë firmave në mbështetje të propozimit të ligjit. Në fazën e dytë do të nevojiten 170 mijë firma.

Nëse qeveria do të refuzojë zbatimin e ligjit, atëherë çështja do të shkojë në referendum.

Deri tani, janë mbledhur mbi 50 mijë firma vetëm për fazën e parë.