Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është rikthyer të flasë për largimin e Leo Messit në verë. Në fjalët e tij, numri 1 i katalanasve, u shpreh se shpresonte që argjentinasi do i thoshte atij që do luante falas për të qëndruar.
“Shpresoja që në minutën e fundit Messi do të thoshte se do të luante falas. Do e dëmshpërbleja pasi të rregulloja financat e klubit. Liga do ta kishte pranuar, por ne nuk mund t’i kërkonim një gjë të tillë një lojtari të nivelit të tij.
Unë nuk zemërohem me Messin, por ka zhgënjim në të dyja anët. E di që ai me të vërtetë donte të qëndronte, por të gjithë e dinin që ai kishte një ofertë shumë të rëndësishme nga PSG.
Ne kishim rezultatet e para të kontrollit financiar dhe ky investim mund të na rrezikonte. Barcelona është mbi çdo lojtar”, u shpreh Laporta.