Ishte vizita e fundit zyrtare e kancelares Angela Merkel në Romë. Nisi me nga lutja për paqe në Vatikan dhe Koloseum me takime tek Papa dhe kryeministri Mario Draghi.
Marrëdhënia me Papën Françeskun, ishte një marrëdhënie e jashtëzakonshme që në momentin e parë saqë kancelarja i premtoi atij se herën tjetër ata do të shkonin për të “ngrënë një pica në shesh”. Të dy ndanë edhe një herë pasion për mjedisin dhe solidaritet për emigrantët. Me Papa Françeskun kancelarja zhvilloi ndër vite një marrëdhënie edhe më të ngushtë sesa me Papën “gjerman”, Benediktin XIV.
Ne takimin me kryeministrin Italian kancelarja ndau të njëjtat pikëpamje për zhvillimet globale por ne rrafshin evropian ajo siguroi për faktin se edhe pas largimit te saj nga pushteti do të jetë sërish Gjermania që do të vendosë brenda BE-së.
Ndonëse një ditë më parë në samitin për Ballkanin nuk u vunë afate për zgjerimin kryeministri italian dhe shprese se pas vlerësimit nga komisioni evropian do të ketë një udhërrëfyes më të qartë sesi do vijoje procesi i zgjerimit.
Ne fund nuk munguan batutat kur kancelarja tha “dashuria e saj për Italinë do të manifestohet edhe në të ardhmen në forma të tjera” dhe se ishte e sigurtë se nuk i kishte mjaftuar as kjo ditë, por besonte se nuk do t’i mjaftonin as tri jetë për t’u mrekulluar me bukuritë e Romës dhe Italisë një shtet që duket se ka zënë një vend të veçantë në zemrën e të parës gjermane që udhëhoqi Gjermaninë për 16 vite radhazi.