Udhëheqësi kinez Xi Jinping tha të shtunën se ribashkimi me Tajvanin duhet të ndodhë dhe do të ndodhë në mënyrë paqësore.
“Ribashkimi i kombit duhet të realizohet dhe patjetër do të realizohet”, tha Xi para auditorit të politikanëve, personelit ushtarak dhe të tjerëve të mbledhur në dhomën që shërben si selia e legjislaturës ceremoniale të Kinës.
“Ribashkimi në mënyrë paqësore është më në përputhje me interesin e përgjithshëm të kombit kinez, përfshirë bashkatdhetarët e Tajvanit”, shtoi ai.
Festimi ishte në nder të 110 vjetorit të revolucionit kinez në 1911 që çoi në përmbysjen e dinastisë Qing dhe krijimin e Republikës së Kinës të udhëhequr nga Sun Yat-sen.
Vërejtjet e Xi erdhën vetëm disa ditë pasi ushtria kineze dërgoi një numër rekord avionësh ushtarakë që fluturonin drejt Tajvanit, stërvitje që ishulli i vetëqeverisur i ka quajtur kërcënim.