Sektori i Narkotikëve në Policinë e Tiranës ka arrestuar 2 persona dhe ka proceduar penalisht një tjetër për trafikim lëndësh narkotike.
24-vjeçari me iniciale L.N. kishte në administrim një piceri, të cilën e shfrytëzonte për fshehjen e lëndës narkotike, dhe pasi e ndante në doza e shiste më pas nëpërmjet shtetasit E. P., 21 vjeç i cili përdorte një motor picash.
Shtetasja Xh. Ç, (bashkëjetuesja e L.N) dyshohet se ka fshehur lëndën narkotike dhe për këtë arsye 23-vjeçarja po procedohet penalisht.
“Në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe një peshore elektronike,” – njoftoi Policia.