Afrim Kocaqi, 44-vjeç është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë. Policia sqaron se Kocaqi ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier në vitin 2014 e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burgim për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasi Afrim Kocaqi, i cili më herët ka mbajtur dhe mbiemrin Muço, ka kryer derdhje cash të shumës prej 3.100.000 Lekë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, veprim financiar pa asnjë përshkrim justifikues i kryer në vitin 2011.
Më tej sqarohet se pas regjistrimit të procedimit penal është vendosur sekuestro preventive mbi shumat monetare që gjendeshin në këtë bankë, që në momentin e sekuestrimit ishin 2.500.000 Lekë.
Afrim Kocaqi kishte bashkëpunuar me tre persona të tjerë duke kryer vjedhjen e bankës në Egjira Greqi në vitin 2011 nëpërmjet përdorimit të armëve të zjarrit .
Pas dënimit të kryer në shtetin grek, Kocaqi është ekstraduar për shlyerjen e dënimit të marrë në Shqipëri.