Siguria e Izraelit do të jetë gjithmonë me rëndësi të veçantë, një temë përcaktuese e çdo qeverie gjermane, deklaroi sot kancelarja Angela Merkel, në një takim në Jeruzalem me kryeministrin izraelit, Naftali Bennett.
Kancelarja Angela Merkel, e cila që nga dita e djeshme është në Izrael në një vizitë lamtumire, në fund të mandatit të saj, duhej të vinte në vend gushtin e kaluar, por udhëtimi u anulua më vonë për shkak të situatës së krijuar me tërheqjen amerikane nga Afganistani.
Merkel u ftua nga Bennett për të marrë pjesë edhe në takimin e sotëm të qeverisë izraelite.
“Ndonjëherë udhëheqësit krijojnë diferencën e madhe dhe unë mendoj se lidershipi juaj ka hedhur themelet për një angazhim të vazhdueshëm të Gjermanisë për sigurinë e Izraelit dhe ne e vlerësojmë shumë këtë”, deklaroi Bennet.