Extra E zhytur në borxhe në serial, por në realitet ylli i “Squid...

E zhytur në borxhe në serial, por në realitet ylli i “Squid Game” po fiton miliona

Ajo është një dezertore dhe një e re e zhytur në borxhe në serialin koreanojugur, “Squid Game”, që ka pasur një shikueshmëri të jashtëzakonshme në javëT e fundit.

Por në realitet, jeta e bukuroshes 27-vjeçare HoYeon Jung ka ndryshuar brenda një jave. Së fundmi, ajo ka nënshkruar një kontratë me Louis Vuitton duke u bërë imazhi i kompanisë në koleksionin e saj të fundit të veshjeve e bizhuterive. Jo vetëm kompania franceze, por edhe Adidas e Fendi kanë nënshkruar gjithashtu marrëveshje me HoYeon.

Një tregues i famës së jashtëzakonshme që ka fituar 27-vjeçarja sigurisht që janë rrjetet sociale. Një javë më parë, ajo ndiqej nga 500 mijë persona në Instagram, ndërsa sot, atë e ndjekim më shumë se 18 milionë persona, duke e bërë aktoren më të ndjekur nga Koreja e Jugut.

“Squid Game” pritet të bëhet seriali më i shikuar i të gjitha kohërave, ndërsa prodhimi i Koresë së Jugut po sjell një ndikim të jashtëzakonshëm komeracial dhe kulturor në botë.