Ekonomistët David Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens fituan çmimin Nobel në Ekonomi për vitin 2021.
”Treshja solli ide të reja në tregun e punës dhe tregoi se çfarë përfundimesh mund të nxirren nga eksperimentet natyrore në lidhje me shkaqet dhe pasojat”, tha juria e çmimit Nobel.
“Ata u vlerësuan edhe për kontributet e tyre empirike në ekonomi dhe për kontributet e tyre metodologjike në analizën e marrëdhënieve rastësore”, theksoi ajo.
Çmimi Nobel në Shkencat Ekonomike është i fundit që jepet për këtë vit, pak ditë më parë u ndanë çmimet Nobel në Mjekësi, Fizik, Kimi, Paqe dhe Letërsi.
Çmimet Nobel 2021:
Çmimi Nobel në Fizikë iu dha të martën e kaluar tre shkencëtarëve, Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann dhe Giorgio Parisi “për kontribute novatore në kuptimin e sistemeve komplekse fizike”.
Benjamin List dhe David W.C. MacMillan u emëruan si laureatë të Çmimit Nobel për Kimi të mërkurën për gjetjen e një mënyre më të lehtë dhe më të pastër për mjedisin për të ndërtuar molekula që mund të përdoren për të bërë komponime, përfshirë ilaçe dhe pesticide.
Çmimi Nobel për Letërsinë iu dha të premten shkrimtarit tanzanian me banim në Mbretërinë e Bashkuar, Abdulrazak Gurnah, i cili u njoh për “depërtimin e tij të pakompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit”.
Gazetarët Maria Ressa dhe Dmitry Muratov kanë fituar çmimin Nobel për Paqen për vitin 2021 për “përpjekjet për të mbrojtur lirinë e shprehjes”.