Aktualitet Pranohet gjykimi i shkurtuar për ish-gjyqtaren Enkeleda Hoxha

Pranohet gjykimi i shkurtuar për ish-gjyqtaren Enkeleda Hoxha

Ish-gjyqtarja e Krujës Enkeleda Hoxha do të gjykohet me gjykim të shkurtuar. Vendimi është marrë nga gjykata, e cila ka pranuar kërkesën e palës mbrojtëse.

Seanca gjyqësore për ish-gjyqtaren e Krujës do të mbahet më datë 25 Tetor, pasi SPAK përfundoi hetimet.

Enkeleda Hoxha akuzohet për korrupsion, pasi së bashku me persona të tjerë ishte përfshirë në një skemë duke liruar të burgosurit përmes ryshfetit.

Vlerat monetare që jepeshin nga të burgosurit, nëpërmjet familjarëve të tyre shkonin deri në 12 mijë Euro, ndërsa SPAK ka të provuar dy raste të korrupsionit me këtë skemë.