Bota Franca do të ndalojë paketimin plastik për frutat dhe perimet

Franca do të ndalojë paketimin plastik për frutat dhe perimet

Franca do të ndalojë paketimin plastik për pothuajse të gjitha frutat dhe perimet nisur nga Janari i vitit të ardhshëm.

Qeveria franceze ka publikuar një listë me rreth 30 fruta dhe perime që do të shiten pa paketim nga 1 Janari.

“Ne përdorim një sasi madhe të plastikës një përdorimesh në jetën tonë të përditshme. Ne synojmë të zvogëlojmë përdorimin e plastikës dhe të nxisim zëvendësimin e saj me materiale të tjera ose paketime të riciklueshme,” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mjedisit.

Aktualisht rreth 37% e frutave dhe perimeve shiten të paketuara dhe pritet që masa e re të zvogëlojë mbeturinat e ambalazhit plastik me rreth 1 miliardë në vit. Franca ka nisur një program shumëvjeçar për të eliminuar plastikën.

Disa fruta të caktuara do të vazhdojnë të shiten të paketuara, por kjo fazë gjithashtu do të përfundojë në qershor 2026.

Nisur nga viti i ardhshëm do të zvogëlohet përdorimi i shisheve, ndërsa fast-foodet nuk do të mund të ofrojnë më gota dhe enë plastike për klientët.