Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë bërë disa ndryshime në rang zv/ministrash.
Kështu, zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Bardhylka Kospiri është liruar nga kjo detyrë.
Në këtë pozicion është emëruar Denada Seferi. Gazetari Enio Civici është emëruar zv/ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ndërsa Vilma Bello është emëruar zv/ministre e Turizmit dhe Mjedisit.
Mbledhja e qeverisë u drejtua nga zv/Kryeministri Arben Ahmetaj në mungesë të kryeministrit Edi Rama.