Pas daljes së vendimit të qeverisë që shtonte disa personalitete në mbrojtje nga Garda e Republikës ka reaguar Partia Demokratike.
Sipas saj nuk është e vërtetë që në ligj është shtuar tani edhe kreu i opozitës sepse ai ka mbrojtjen e Gardës që prej vitit 2007.
“Nëpër disa media Edi Rama ka propaganduar sot se Garda e Republikës do të mbroka Kryetarin e opozitës. Gjithçka për të hequr vëmendjen nga situata dhe për të bërë diversion.
Të paktën që prej 2007, Garda e Republikës ruan Kryetarin e opozitës, sipas ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave 👇.
Për pasojë, edhe kryetari i PD, gjatë gjithë kohës, pa asnjë ndërprerje, ka qenë nën ruajtjen e Gardës së Republikës, siç legjislacioni në fuqi ka parashikuar”, thuhet në reagimin e PD.