Një i ri shqiptar, 22 vjeç, humbi tragjikisht jetën në Terni të Italisë.
Viktima, sipas mediave italiane, është Riccardo Kahuqi, me origjinë shqiptare, por rezident në San Gemini. Bashkë me të udhëtonte edhe e dashura e tij, po 22-vjeçe, e cila mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion në spitalin Santa Maria.
Çifti i të rinjve udhëtonin me motor, kur 22-vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe u përplasja me një kamion. Kahuqi humbi jetën në vendin e ngjarjes. Aksidenti rëndë ndodhi rreth orës 19:30 të së martës.
Sa i përket shkaqeve të ngjarjes tragjike, autoritetet italiane kanë nisur hetimet.