Shtetet e Bashkuara kanë bërë me dije se do të rihapin kufijtë për udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga 33 vende më datë 8 nëntor.
Sipas rregullave të reja të shpallura nga Shtëpia e Bardhë, personat e vaksinuar që kanë pasur një test negativ në 72 orët para udhëtimit do të lejohen të hyjnë.
Lëvizja shënon fundin e kufizimeve të ashpra që janë vendosur ndaj udhëtarëve që nga fillimi i vitit të kaluar.
Rregullat e reja do të zbatohen për vendet e zonës Shengen si dhe për Mbretërinë e Bashkuar, Brazilin, Kinën, Indinë, Iranin, Irlandën dhe Afrikën e Jugut.
Rregullat aktuale ndalojnë hyrjen për shumicën e qytetarëve jo-amerikanë që kanë qenë në Mbretërinë e Bashkuar, Kinë, Indi, Afrikën e Jugut, Iran, Brazil ose një numër vendesh evropiane brenda 14 ditëve të fundit.