Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesi të së shtunës në zonën e Astirit në Tiranë, ku një banesë në katin e 3 të pallatit është përfshirë nga flakët e zjarrit.
Mësohet se për t’u shpëtuar flakëve, një grua 62-vjeçare e quajtur Hava Osmënaj e cila ndodhej brenda apartamentit, u hodh nga ballkoni për të shpëtuar. Bashkë me të u hodhe dhe djali i saj, Klodjan Osmënaj 36 vjeç.
Por 62-vjeçarja mbeti e dëmtuar dhe u dërgua në spital. Për fat të keq, gruaja ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve që kishte pësuar.
Ndërsa djali i saj Klodjan Osmënaj ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Rrethanat dhe dinamika e kësaj ngjarje pritet të sqarohen në vijim.