Pasuri me vlerë rreth 150 mijë euro të dy vëllezërve nga Tirana janë sekuestruar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, pasi rezultojnë me precedentë penalë në fushën e krimeve ndaj jetës.
Sipas policisë, bëhet fjalë për vëllezërit 30-vjeçarë, A.L. dhe O.L. Nga të dhënat e policisë, shtetasi A. L, është arrestuar në Spanjë në 2018 pasi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim.
Ndërsa shtetasi O. L, është nën hetim nga autoritetet Spanjolle për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur dhe “Shfrytëzim i prostitucionit”.