Bota Kurti pas votimit: 4 vite të mbara i presin qytetarët e Kosovës

Kurti pas votimit: 4 vite të mbara i presin qytetarët e Kosovës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka inkurajuar qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e votës për të vendosur se kush do të jenë përfaqësuesit e tyre. Në një deklaratë për mediat pasi votoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ai tha se qeveria e tij do të punojë dhe bashkëpunojë shumë ngushtë në fuqizimin e komunave. Ai premtoi se 4 vitet e ardhshme do të jenë më të mira për qytetarët e vendit.

“Si qytetar i Republikës, dhe si banor i kryeqytetit, porsa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira e demokratike. Qytetarët e Republikës së Kosovës anembanë komunave të shtetit tonë sot vendosin se kush do të vendosë. Pra, përcaktohen se kush do të jenë udhëheqjet dhe përfaqësuesit e tyre. I Inkurajoj të gjithë qytetarët pa dallim prejardhje, përkatësie, apo pasurie, që ta shfrytëzojnë këtë moment barazie, që t’i përdorin mundësitë e barabarta që i kanë sot. Si kryeministër i Republikës së Kosovës, unë, bashkë me qeverinë tonë, do të punoj e bashkëpunoj shumë ngushtë në fuqizimin e komunave. 4 vite të mbara e të mira i presin qytetarët e Republikës së Kosovës anë e kënd Kosovës, në të gjitha komunat ku ata jetojnë, banojnë dhe punojnë”.