Etion Joka, kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka lënë qelinë e burgut dhe deri në përfundim të hetimeve do të qëndrojë në shtëpi. Gjykata e Posaçme ka dhënë sot ndaj tij masën arrest në shtëpi, duke argumentuar se ai është vetëdorëzuar dhe nuk përbën rrezik për largim.
Ndërsa prokurori i çështjes Sotir Kllapi kërkoi arrest në burg për akuzën e korrupsionit zgjedhor në zgjedhjet e 25 prillit, pasi Joka u filmua duke blerë vota.
Ndaj 32-vjeçarit ishte caktuar masa ‘arrest me burg’ në mungesë. Joka u filmua duke i dhënë qytetarëve 100 dollarë në këmbim të votës vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.